Foto ilustruese

Arrestohet i riu në Gramsh, rrahu babain, e kërcënoi me thikë dhe dëmtoi makinën (Emri)

27 Prill 2022, 14:19| Përditesimi: 27 Prill 2022, 14:48

  • Share

Një 20-vjeçar i identifikuar si Skerdi Karaj, është vënë në pranga nga policia në Gramsh pasi rrahu babain dhe e kërcënoi me thikë.

Ngjarja ndodhi në fshatin Crunjë, ku u bë i mundur arrestimi i tij sepse babai 45-vjeçar i identifikuar si S.K., telefonoi policinë duke kërkuar ndihmë.

Forcat blu bëjnë me dije se 20-vjeçari dhunoi babanë e tij dhe e kërcënuar atë, me mjet prerës (thikë), i ka dëmtuar xhamin e automjetit dhe disa orendi shtëpiake. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?