Arrestohet 'hija e natës', vidhte lokale e banesa në Kamëz! Ja çfarë filmuan kamerat

17 Shkurt, 12:25| Përditesimi: 17 Shkurt, 12:37

  • Share

Tirane- Një 32 vjeçar u arrestua pasi u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal në Kamëz. Policia thotë se kjo nuk është hera e parë por është autori i 5 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë muajve të fundit.

32 vjeçari banor i Laknasit u kap në flagrancë duke vjedhur në një lokal, në rrugën "Demokracia".  Policia ka vënë më dispozicion dhe imazhet e kamerave të sigurisë që kanë arritur të kapin autorin teksa hyn në lokal për të kryer vjedhjen.

Operacioni u kodua “Hija e natës”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas është autor i dyshuar i 5 ngjarjeve të ndodhura gjatë muajve të fundit, në një lokal, tre banesa, dhe një furrë buke, ku janë vjedhur shuma të ndryshme parash dhe mjete pune, informoi sot policia.  

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?