Aeroporti i Parisit

Arrestohet futbollisti francez në aeroportin e Parisit, i gjenden 100 kg kokainë në valixhe

6 Janar 2023, 08:36| Përditesimi: 6 Janar 2023, 08:39

  • Share

Një futbollist francez dhe partnerja e tij u arrestuan në aeroportin Charles de Gaulle të Parisit me rreth 100 kg kokainë në bagazhin e tyre, shkruajnë mediat e huaja.

Jean-Manuel Nedra, 29 vjeç, luan për Aiglon du Lamentin në divizionin e parë të Martinique. Krahas partneres së tij, Nedra u arrestua pasi të dielën iu gjetën në valixhe rreth 100 kg kokainë.

Ai u vendos në paraburgim pasi u paraqit para një gjyqtari hetues, sipas zyrës së prokurorit vendas, përmes gazetës franceze Le Parisien. Mësohet se partnerja e tij është liruar.

Një deklaratë nga klubi i tij për mediat lokale tha se duhej të vijonte puna e edukimit përmes sportit për të luftuar kundër kësaj plage dhe për të mbrotjur të rinjtë.

“Pa e ditur shkallën e tij të përfshirjes, mësuam se një nga lojtarët tanë u arrestua në Roissy për kontrabandë droge. Le të jemi më të fortë se kurrë dhe të bashkuar për të vazhduar punën tonë të edukimit përmes sportit, për të luftuar kundër kësaj plage, për të mbrojtur dhe alarmuar të rinjtë tanë për rreziqet, pasojat dhe abuzimet e këtij mjedisi”-u tha në deklaratën e klubit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?