Arrestohet drejtori teknik i depos së fishekzjarreve pas shpërthimit masiv në Moskë

11 Gusht 2023, 20:00| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 20:43

  • Share

1691779328_g.jpg

Pas shpërthimit së depos së fishekzjarreve, drejtori teknik i kompanisës Piro-Ross, Sergei Chankaev, është arrestuar, kështu kanë deklaruar mediat shtetërore ruse.

Shpërthimi la më shumë se 60 të plagosur, 1 person të vdekur dhe 12 të zhdukur.

Agjencia e lajmeve TASS kishte raportuar ditën e djeshme se hetuesit kanë kryer kontrolle në ambientet e kompanisë, të cilët sekuestruan dokumente dhe gjithashtu morën në pyetje edhe punonjësit.

Chankaev është nën kujdesin e Gjykatës së Qytetit Sergiev Posad të Rajonit të Moskës. 

Në të njëjtën kohë, kompania Piro-Ross thuhet se për shkak të shkeljeve të sigurisë në vitet e fundit ka qenë duke iu nënshtruar një proçedure falimentimi këtë vit për borxhin tatimor të papaguar.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Zelensky shkarkon shefat e rekrutimit për korrupsion! Agjentët 007 të Kievit paralajmërojnë banorët e Moskës: Prisni sulme të reja


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?