Arrestohet drejtori i Ujësjellësit të Kurbinit! Kërkohej në Spanjë për rreth 40 vjedhje me dhunë, mes tyre dhe shtëpinë e Benzema-s! VIDEO nga momenti kur i vihen prangat

7 Maj 2022, 11:16| Përditesimi: 7 Maj 2022, 14:52

  • Share

LEZHË- Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani është arrestuar, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje në Spanjë. Operacioni policor i koduar “Coruna” u finalizua mbrëmjen e së premtes forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, në bashkëpunim me INTERPOL Tirana.

41-vjeçari banues në Kurbin u prangos pa bërë rezistence në qytetin e Laçit, ndërsa ndalimi i tij u bë me qëllim ekstradimi drejt Spanjës. Ai ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata Coruna/Spanjë, në vitin 2013, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës".

Prodani, rezulton i përfshirë në rreth 40 episode vjedhje të banesave në Spanjë dhe në vitin 2019-të ishte denoncuar  dhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, se kishte marrë pjesë në grabitjen e shtëpisë së yllit të Real Madrit, Karim Benzema. Në atë kohë 41-vjeçari i quajti akuzat e Berishës si të stisura dhe të motivuara politikisht.

Prej 9-vitesh Alfred Prodani mbante postin e Drejtorit të Ujësjellës-Kanalizime në Kurbin, si përfaqësues i Partisë Socialiste.

1651915072_8000prodani.jpg

Alfred Prodani

Ora 11:45
VIDEO/ Ja momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, për t'u ekstraduar në Spanjë

Policia ka publikuar video nga momenti i arrestimit të drejtorit të Ujësjellësit të Kurbinit, Alfred Prodani. Mësohet se nuk ka bërë rezistencë në momentin që policia i ka njoftuar vendimin për arrestimin për llogari të INTERPOL për t'u ekstraduar në Spanjë. 

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Keli: 12/05/2022 19:21

    Po ky ka 25 vjet qe vjedh po perseri me mir ky se kryeministri qe vjedh shqiptaret,ky ordineri ka vjedhur neoer bote. Ky eshte i blinduar me prona,cfar do i bejne 2-3 vjet burg

    Përgjigju
  • Vladimir: 08/05/2022 08:30

    Nje pyetje: Kush e zgjodhi dhe emroi drejtor kete person? Ai vet eshte nje grabites dhe i tille mbetet, por drejtor nuk u be vet, dikush hodhi firmen. Ky person, qe e emroi, duhet denoncuar dhe minimalisht i duhet hequr e drejta te emroi te tjere drejtore...

    Përgjigju
  • Iris: 08/05/2022 01:33

    Nga hajdut shtepish ne drejtor ujesjellesi,ketij i thone katapultim karriere,jo shaka!Po perpara se t'a benin drejtor,nuk e kontrolluan nese kishte probleme me drejtesite brenda e jashte vendit?!

    Përgjigju
  • Tefiku: 07/05/2022 20:30

    Ja pritenkur te dale ndonje hajdut pikturash ne France

    Përgjigju
  • Arbërori: 07/05/2022 17:39

    Qeveri që e duam dhe km idiot dhe faqezi që sot iu sil SPAK-t për ta kthyer vemendjen e opinionit nga ”kriminelët” e tij!

    Përgjigju
  • Paul: 07/05/2022 17:09

    Keta ne kurbini jane te gjithe hajdute....e bejne nga e keqja se jane te varfer.....

    Përgjigju
  • Shoku: 07/05/2022 17:08

    Skifter Kurbini,si ka mundesi keta jane nona vjedhjeve te shtepive.

    Përgjigju
  • Taragona: 07/05/2022 16:12

    Donin te vidhnin dhe shpin e Xavit po i perzuri qeni dhe iken me vrap si legena.te nesermen ja helmuan nga inati

    Përgjigju
  • vlora: 07/05/2022 15:11

    Eshte e tmereshme diten drejtor,naten hajdut

    Përgjigju
    • Haha: 08/05/2022 06:37

      Fiks eva

    • eva: 07/05/2022 15:59

      edhe diten hajdut

  • Mesi: 07/05/2022 14:32

    Ka lezet or vlla. Gjithe kuadri socialist i galaktikorve te Rames me ekspertize te jashtme. Tani jane rruges per master burgu.

    Përgjigju
  • Ariu: 07/05/2022 11:25

    Pale sa të tjerë do arrestohen për llogari të spanjës, për 2 ditë 2 të arrestuar për ekstratim, mirë jemi!

    Përgjigju
    • Keli: 12/05/2022 19:17

      Po ky ka 25 vjet qe vjedh ,dhe kohen qe ka qen drejtor vit per vit ka shkuar duke vjedhur. Po me mir se kryeministri qe e ka emeruar drejtor se ky vjedh neper bote ndersa kryeministri vjedh shqiperine

    • Geri: 07/05/2022 16:06

      Po pse qenka i Rames drejtori i ujesjellesit te Kurbinit. Pa le, i Kurbinit??? Hej çfare mileti jemi ne, shyqyr qe eshte Rama t'ia veshim te gjitha krimet atij????

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?