5 të arrestuar në Cërrik, mes tyre edhe Shefi i Zjarrfikëses! U jepnin firmave private vërtetime false që s’kishin detyrime tatimore

31 Gusht 2023, 17:53| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 19:58

  • Share

Shefi i zjarrfikëseve në bashkinë e Cërrikut, Artjon Taçi, 36 vjeç, u arrestua bashkë me katër persona të tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.

Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.

Ndaj pesë personave të arrestuar ka dyshime edhe për pjesëmarrje aktive në zgjedhjet lokale të 14 majit, në një kohë që ligji e ndalon angazhimin e punonjësve të administratës. Burime nga prokuroria e Elbasanit, bënë të ditur se hetimi ka nisur disa muaj më parë. I akuzuar në këtë çështje është edhe shtetasi me iniciale K.V, ndaj të cilit u vendos masa "Detyrim paraqitje" dhe "Ndalim i daljes jashtë shtetit".

Shefi i zjarrfikëses së cërrikut, Artion Taçi është arrestuar edhe më parë nga policia pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Ai ra në pranga më 19 janar 2023, në qytetin e Cërrikut me akuzën “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt në gjendje të dehur”, pasi u ndalua nga policia dhe ju bë testi i alkoolit, ku rezultoi në masën 2.0 mg/l, ndërsa në testin e dytë rezultoi me 1.225 mg/l.

Artjon Taçi, me detyre Drejtor i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, masë sigurimi "Arrest ne burg";
Armand Gjoka banues në Cërrik, me detyrë punonjës i Shërbimit Zjarrfikës në Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Agiano Dinoshi, banues ne Cërrik, me detyre punonjës i tatim taksave në Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Adnand Xhelili banues në Cërrik, me detyre punonjës i Shërbimit Zjarrfikës ne Bashkinë Cërrik, "Arrest ne burg";
Alban Shima, banues në Shalës, Cërrik, me detyrë Përgjegjës i OSHEE në Cërrik, "Arrest ne burg";
K.V banues ne Cerrik, mase sigurimi "Detyrim paraqitje", "Ndalim i daljes jashte shtetit".

Ora 19:53
Del VIDEO e arrestimit të shefit të Zjarrfikëses në Cërrik

 

Janë publikuar pamjet e arrestimit të drejtorit të Shërbimit Zjarrfikës në Cërrik. Artjon Tuçi, 36 vjeç, u arrestua bashkë me 4 persona të tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh, ushtrim ndikimi të paligjshëm dhe përdorim të funksionit politik në veprimtari zgjedhore.

Bashkë me zyrtarin e zjarrfikëseve në pranga ranë edhe Agiano Dinoshi, punonjës i tatim taksave, Adnand Xhelili, specialist i zjarrfikëses, Alban Shima, përgjegjës i OSHEE Cërrik, dhe Armand Gjoka, punonjës i zjarrfikëses, të gjithë banues në Cërrik. Ata akuzohen se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë dhënë vërtetime false për subjekte biznesi që kishin detyrime të pa paguara në bashkinë e Cërrikut.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Infermieria: 10/09/2023 23:04

    Po miqtë e Lanit bëjnë burg që te haj babka.

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 31/08/2023 19:35

    Te tere patronazhistet e ps pa dallim moshe,qofshin edhe pensionista duhet te ndeshkohen si njeres te mjeruar jo vetëm me burg por publikisht si njeres te pamoralshem dhe jashte standartit human barabar me militantet e pd e te kujtdo te ashtuquajtur partiçka hajdutesh e kriminelesh.

    Përgjigju
    • Or tej: 01/09/2023 07:51

      Me kete qe kerkon ti nuk do ngelet njeri pa burg or teeeejjjjj

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?