Arrestohet drejtori i një banke në Tiranë, i vodhi 30 mijë dollarë klientit

13 Maj 2020, 11:11| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:26

  • Share

TIRANË-Drejtori i një prej filialeve të Alpha Bank është arrestuar, pasi akuzohet se i ka vjedhur një klienti 30 mijë dollarë. I arrestuari në kuadër të operacionit “Bankieri” është Florant Nako 35 vjeç, banues në Tiranë.

Sipas policisë së Tiranës, 35-vjeçari Nako duke shfrytëzuar pozicionin e tij si drejtor i një prej filialeve të Alpha Bank duke shpërdoruar detyrën i ka vjedhur klientit në llogarinë rrjedhëse shumën prej 30.000 dollarësh amerikanë.

Finalizimi i operacionit u bë pas një hetimi 4 mujor pas denoncimit të banka ndërsa Nako kishte dhënë dorëheqjen nga posti. Florant Nako tashmë do të përballet me drejtësinë me akuzën “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Banka që nga momenti i parë i konstatimit të incidentit ka ndërmarrë të gjitha masat e duhura sipas procedurave të saj të brendshme dhe kuadrit ligjor duke bashkëpunuar ngushtë me organet kompetente për zbardhjen e çështjes dhe mbrojtjen maksimale të interesave të klientit.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shkelqim: 14/05/2020 08:51

    Ti sekuestrojn cka e cnuk ka dhe ta dergojnper pushime te 313 ,

    Përgjigju
  • Gazi: 13/05/2020 19:46

    Ky djali te iki anej nga ka ardh ene mbyllet ceshtja, denim me te modh nuk ka...!!

    Përgjigju
  • Vlora: 13/05/2020 12:58

    Mir tju behet alpha vendos drejtora me 40.000 leke ne muaj.

    Përgjigju
    • karf: 13/05/2020 21:15

      Fiks, dhe kjo eshte bruto madje. Kto jane fasonet me shkolle

  • hako: 13/05/2020 12:38

    Thone :i vodhi klientit,, sepse duan qe te mos e paguajne klientin e demtuar.duke ja referuar atij demin, sepse ne fakt ai vodhi banken.Mashtruesa te pacipe,cfare faji kane klientet kur banka ka punetoret te pakontrolluar.

    Përgjigju
    • Taku: 13/05/2020 14:05

      E njëjta gjë më ka ndodhur me dritat e ujin në Vlorë mbi faturim hyrje e papërdorur.Drejtori thotë paguaji ose shko merrja punonjësit.Drejtorë plehra pa fund.Dhe sa për rrogën që e përmendi dikush ai është raport ndërmjet drejtorit e bankës.Këtu duan rroga europiane të gjithë atëherë të shkojnë në Europë të punojnë tu Dali bytha vendit se këtu bëjnë pallë gjithë ditën edhe me rroba firmato

    • Landi: 13/05/2020 12:48

      Si cdo vjedhje tjeter neper banka nga abuzimi i punonjesve, banka do i pergjigjet klientit duke i kthyer shumen e vjedhur nga ky ish-drejtori. Ne kete mes jane vjedhjur 2 pale, banka dhe klienti. Djaloshi ti pergjigjet drejtesise

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?