Arrestohet drejtori i ARRSh-së, Evis Berberi dhe 2 biznesmenë! SPAK u kontrollon banesat! Mund të kërkohet dhe sekuestro pasurive

14 Mars, 11:15| Përditesimi: 14 Mars, 11:47

  • Share

Përveç arrestimit SPAK ka kërkuar kontroll banese, dhe me miratimin e GJKKO-së ka ushtruar kontrolle në të treja banesat, Evis Berberit, Valter Begajt dhe Ervis Lamit të akuzuar për pastrim parash dhe korrupsion. 

Kontrolli i banesës ka zgjatur disa orë. Veprimet janë kryer gjatë mbrëmjes së 13 marsit 2024.

Dyshohet se dy biznesmenët Lami dhe Begaj në bashkëpunim me Evis Berberin kanë bërë shitje fiktive të kompanisë së kreut të ARRSh-së dhe të bëjnë veprime të tjera fiktive që sipas SPAK janë munduar të fshehin veprën penale të korrupsionit. 

Nuk përjashtohet mundësia që gjatë kohës që ai a qenë në krye të ARRSH-së, kompanitë mund të kenë fituar tendera fiktivë. 

SPAK ka nisur hetim pasuror për të tre pasi akuzohen për pastrim parash. Paralelisht mund të kemi dhe kërkesa për sekuestro të pasurive por mund të jetë ky një moment i dytë, informon për Shqiptarja.com gazetarja Keti Banushi.


Lajmi kryesor:

Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?