Foto ilustruese

Arrestohet çifti shqiptar në Itali, u kapën me 2.5 kilogramë heroinë! U vëzhguan prej ditësh nga policia, shfrytëzonin banesën e tyre si ‘depo’ droge

17 Shtator 2023, 16:30| Përditesimi: 17 Shtator 2023, 16:35

  • Share

Një çift shqiptar ka rënë në pranga nga autoritetet italiane pasi iu gjetën 2.5 kg heroinë në makinë. Dyshja është kapur në Romë në lagjet Torrova, aty ku kishin edhe apartamentin prej të cilit shisnin drogën. Policia kishte rënë prej ditësh në gjurmët e tyre dhe kishin nisur ti ruanin në zonën ku trafikonin drogën, raportojnë mediat italiane. 

Oficerët panë 56-vjeçaren e cila doli nga banesa dhe hapi makinën e parkuar. Ajo pa fillimisht përreth dhe kur u sigurua se nuk po e shihte njeri, i dha bashkëshortit të saj sinjalin e ‘dritës jeshile’ për ta futur drogën në banesë.

Në momentin që 61-vjeçari doli nga makina, oficerët e policisë i arrestuan dhe sekuestruan drogën.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?