Angela Martini dhe Dragoș Savulescu

Kronikë

Arrestohet bashkëshorti i Angela Martinit, bënte jetë luksi me lekët e vjedhura nga tenderët në Rumani

10 Gusht 2021, 12:16| Përditesimi: 10 Gusht 2021, 12:34

  • Share

Bashkëshorti i modeles shqiptare Angela Martini është arrestuar ditën e sotme në ishullin e famshëm grek Mykonos. Mediat greke shkruajnë se Dragos Savulescu u arrestua së bashku me një person tjetër ndërsa kanë bërë një jetë luksi në Greqi duke harxhuar mijëra euro.

Dragos Savulescu me origjinë nga Rumania ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe autoritet greke kishin marrë informacione që ndodhej aty. Pas një operacioni të mirë organizuar bashkëshorti i Angela Martinit ka rënë në pranga dhe bëhet me dije se nuk i ka rezistuar forcave të Policisë.

Kujtojmë që Savulescu ka qenë i dënuar me 5.5 vite burg. Ai u arrestua në vitin 2019 pasi së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës, Radu Mazare dhe ish-Presdidentin e Dinamos, Cristi Borcea e të pandehur të tjerë vodhën nga tenderat 114 milionë euro. Pas vendimit të autoritetve rumune, Dragos Savulescu u arratis në Napoli të Italisë dhe më pas kishte shkuar në Greqi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?