Foto ilustruese

S'pranoi t'i merrte një punë përsipër dhe e qëlloi me automatik! Arrestohet pas 3 muajsh autori i plagosjes së muratorit në Theth (EMRI)

6 Dhjetor 2021, 21:13| Përditesimi: 6 Dhjetor 2021, 21:29

  • Share

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e plagosjes së 47-vjeçarit Gëzim Ndrezaj më 26 shtator në Theth. Mësohet Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër ka dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Klisman Çunin, për veprën penale “plagosje e rëndë me dashje dhe armëmbajtje pa leje”. Report Tv mëson se 47-vjeçari Ndrezaj punonte si murator.

Dyshohet se konflikti mes tij dhe Çunit ka ndodhur për prishje pazari, pasi autori i ka kërkuar që t'i bëjë një punë, po ai nuk ka pranuar. Për pasojë, autori ka nxjerrë automatikun nga makina dhe e ka qëlluar në këmbë.

Ndrezaj deklaronte asokohe përpara uniformave blu, se ka pasur vetëm një të shtënë si dhe ka rrëfyer se autorin e njeh, pasi është banor i zonës.

“Ka edhe më keq. Autori më kërkoi të bëja një punë. I thashë se nuk kam mundësi. E njoh autorin, është vendali. Më plagosi me automatik. Ai ishte me makinë. Më gjuajti një herë”, thoshte asokohe muratori Ndrezaj.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?