Pakot me veshje të sekuestruara tek magazina e postës private

Arrestohet administratori i postës private në Kashar, i sekuestrojnë 1400 pako me veshje

12 Shtator 2023, 13:27| Përditesimi: 12 Shtator 2023, 13:40

  • Share

"Delivery" është operacioni i fundit për goditjen e kontrabandimit të mallrave që u ndërmor në Tiranë në bashkëpunim dhe me policinë e Durrësit dhe të Vlorës

Administratori i një poste private, në Kashar është arrestuar pasi gjatë kontrollit të magazinave janë gjetur dhe sekuestruar  1400 pako me mallra të ndryshme, kryesisht veshje, pa fatura tatimore shoqëruese apo deklarata doganore për origjinën e mallrave informoi sot policia e Tiranës.   

Ndërkohë është arrestuar një prej personave që furnizonin dyqanet e tyre me këto mallra, dhe i tregtonin ato, në Durrës dhe në Vlorë. Një tjetër u shpall në kërkim. Mallrat e sekuestruara kapin vlerën e rreth 20 000 euro.    

Të arrestuar janë shtetasit M. L., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe F. Gj., 27 vjeç, banues në Durrës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Xh. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, dhe u shpall në kërkim shtetasi S. B., 43 vjeç, banues në Vlorë. 

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?