Arrestohet 65-vjeçari nga Tepelena, iu gjet drogë në banesë

10 Mars 2020, 20:39| Përditesimi: 10 Mars 2020, 20:42

  • Share

Një 65-vjeçar M.E. është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën  e tij iu gjet 1 kg lëndë narkotike e llojit kanabis sativa.

Pas informacioneve të marra se në banesën e tij gjendje drogë, polica e Tepelenës ka nisur hetimet dhe pas evidentimit ka goditur rastin duke e arrestuar 65-vjeçarin në flagrancë.

Nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij u gjet 1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?