Arrestohet 65-vjeçari në Nivicë të Tepelenës, iu gjet 3 kg kanabis në banesë! I dënuar më parë për drogë

10 Tetor 2023, 11:02| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 11:12

  • Share

Një 65-vjeçar në Nivicë të Tepelenës është vënë në pranga nga policia pasi iu gjet 3 kg kanabis në banesë.

Policia ka sekuestruar rreth 3 kg cannabis sativa, ndërsa bën me dije se 65-vjeçari ka qenë i dënuar më parë në të njëjtën fushë.  

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me aparatin celular të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?