Foto ilustruese

Arrestohet 58-vjeçari në Fier, i ofroi rryshfet policit që të përshpejtonte marrjen e pasaportës

10 Korrik 2020, 17:47| Përditesimi: 10 Korrik 2020, 17:49

  • Share

FIER- Një 58-vjeçar është arrestuar pasi tentoi të korruptonte punonjësin e Policisë së Rendit, për të përshpejtuar procedurat për marrjen e pasaportës.

Personi me inciale E. B., me banim në Fier i ofroi rryshfet punonjësit të Policisë, me qëllim që ai ta ndihmonte për tërheqjen e pasaportës.

Sipas policisë,  materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

Komento

Komente

  • Iris: 10/07/2020 23:31

    Ne Shqiperi pagesa per pashaporten duhet bere dy llojesh:nje per procedura standarte,nje per ta pershpejtuar.Keshtu do evitohej ndonje korrupsion I mundshem dhe gjithecka do jete e ligjeruar.Ketu ne U.S.A.pagesa eshte me dy lloje,kur do te te vije me shpejt paguan me shume .Une kur e perserita para disa vjetesh,vendosa te paguaj ekstra qe te me vinte me shpejt,brenda dy javesh,ne mos gaboj pagova 100$.Nuk do ishte keq qe dhe Shqiperia ta merrte modeling amerikan si rreferim per pagesen e kohen e berjes te pashaportave! .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?