Adrian Zeqo

Arrestohet 58 vjeçari në Greqi/ Dyshohet se ka përdhunuar një të mitur nën moshën 12 vjeç

1 Janar 2021, 12:41| Përditesimi: 1 Janar 2021, 12:44

  • Share

Policia e Pireut, në Greqi pas një urdhri përkatës të Prokurorisë ka bërë publike të dhënat e identitetit dhe fotot e 58 vjeçarit me origjinë shqiptare, Adrian Zeqo i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture.

Sipas mediave greke ai është ndjekur penalisht për përdhunimin e vazhdueshëm pa pëlqimin e të miturës e cila është nën moshën 12 vjeç. Burri me origjinë shqiptare është arrestuar me urdhër më datë 14 dhjetor nga oficerët e policisë të nën-drejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve.

Adrian Zeqo jetonte prej vitesh në Greqi, ndërkohe ende nuk janë bërë me dije rrethanat e ngjarjes.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?