Arrestohet 55-vjeçari në Sarandë, po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm! 3 ishin në bagazhin e 'Volvos' (VIDEO)

22 Qershor 2022, 10:56| Përditesimi: 22 Qershor 2022, 11:12

  • Share

Një 55 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi është kapur në flagrancë duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm.

Hasan Çelik banues në Tiranë po transportonte 7 emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit në momentin që dhe u bë arrestimi i tij nga blutë e Sarandës.

Ai përdorte makinën e tij tip Volvo për këtë aktivitet dhe sic shihet edhe nga video e publikuar nga policia ata duken të pashpresë teksa qëndrojnë në makinë e tre prej tyre me kokën ulur në bagazh.

Policia e sekuestroi dhe mjetin në cilësinë e provës materiale ndërkohë që tashmë çështja është në dorën e prokurorisë.

Transporti i emigrantëve të paligjshëm është kthyer në një problem serioz vitet e fundit. Ata e përdorin Shqipërinë si vend transit për në vendet e BE-së dhe kjo i hap rrugë këtij aktiviteti që duket se çdo ditë po merr përmasa të mëdha.

E.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?