Lënda narkotike e sekuestruar

Arrestohet 53-vjeçari në Fushë-Krujë, tentoi t'i fuste të birit kokainë në burg! E kishte fshehur brenda atleteve 'Nike

7 Tetor 2022, 16:04| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 16:09

  • Share

Një 53-vjeçar i identifikuar me inicialet G.G., është vënë në prangat e policisë pasi tentoi t’i fusë të birit doza kokaine në burgun e Fushë-Krujës ku po vuan dënimin.

Gjatë kontrollit të familjarëve, Njësia operacionale e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në IEVP e Fushë-Krujës, gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se gjatë kontrollit të vizitorëve familjarë,  ju gjetën një palë atlete “NIKE”, ku në atleten e djathtë, poshtë shollës u gjetën tre paketime me lëndë të butë.

Dozat e kokainës ishin mbështjellë në formë rrethore me celefon, i djegur në majë, me peshë 1.08 gram.

Menjëherë nga SHKKB dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve u kryen veprimet e para proceduriale, dhe provat e grumbulluara i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.

Komento

Komente

  • Iris: 08/10/2022 02:40

    Babai <<me i mire>> i vitit !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?