Arma e sekuestruar nga policia

Arrestohet 52-vjeçari në Kamëz, policia i gjen një pistoletë dhe 173 fishekë në shtëpi

28 Shkurt 2022, 11:00| Përditesimi: 28 Shkurt 2022, 11:01

  • Share

Një 52-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Kamëz. Mësohet se policia ka gjetur në banesën e N.B., një pistoletë të futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarakë.

Arrestimi është bërë në vijim të operacionit të koduar ‘Road Guard 3’,  pas dyshimeve se babai i një prej të arrestuarve në këtë operacion, mund të kishte armë zjarri në shtëpi.

Njoftimi i Policisë
Goditet një tjetër rast i armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga një 52-vjeçar. Sekuestrohen një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar në informacionet  e marra nga DVP Gjirokastër, në vijim të operacionit policor të koduar "Road Guard 3", se babai i një prej të arrestuarve në kuadër të operacionit, mund të kishte armë zjarri në banesë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 organizuan punën dhe ushtruan kontroll në banesën e shtetasit N. B., 52 vjeç, banues në Kamzë.

Gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë  të lyer me graso dhe  futur në një kllëf lëkure, katër krëhëra dhe 173 fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 52 vjeç, për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?