Foto ilustruese

Arrestohet 49-vjeçari nga Gramshi, vodhi 50 m² rrjetë metalike që shërbente për mbrojtjen nga rënia e gurëve! 'I fshehu' në makinë, por iu gjetën nga policia

18 Prill 2022, 11:49| Përditesimi: 18 Prill 2022, 11:55

  • Share

KORÇË- Sa herë që ka reshje të dendura shiu, shpesh rrugët bllokohen për shkak të rrëshqitjes së gurëve. Një arsye është mungesa e rrjetave metalike që shërbejnë për të parandaluar këtë, por ka edhe raste të tjera që mund të tingëllojnë aq absurde sa gati-gati duken të pavërteta.

Këto rrjeta metalike edhe vidhen. Rasti konkret ka ndodhur në Gramsh. Një 49-vjeçar ka vjedhur në rrugën Maliq-Gramsh, në afërsi të fshatit Moglicë, Maliq, rreth 50 m² rrjetë metalike. Kjo sasi e vjedhur u gjet në mjetin tip "Renault" dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale "Vjedhja", të shtetasit V. K., 49 vjeç, banues në fshatin Bratilë, Gramsh.

Ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në rrugën Maliq-Gramsh, në afërsi të fshatit Moglicë, Maliq, rreth 50 m² rrjetë metalike që shërbente për mbrojtjen nga rënia e gurëve, e cila iu gjet në mjetin tip "Renault" dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale", thuhet në njoftim.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?