Foto ilustruese

Arrestohet 44-vjeçari në Korçë, drejtonte makinën në gjendje të dehur, u përplas me 2 automjete

7 Dhjetor 2022, 11:11| Përditesimi: 7 Dhjetor 2022, 11:18

  • Share

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u përplas me dy automjete të tjera dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Ai ishte në gjendje të dehur teksa drejtonte makinën, prandaj u shkaktua aksidenti.  Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë 44-vjeçarin E.A, Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Policia ka njoftuar që 44-vjeçari ishte drejtuesi i automjetit tip "Renaul" dhe po udhëtonte në lagjen nr. 12, Korçë.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?