Drutë dhe lënda narkotike e sekuestruar

Arrestohet 44-vjeçari në Gjirokastër, u kap duke transportuar dru pa leje! Në banesë iu gjet kanabis

16 Tetor 2022, 10:14| Përditesimi: 16 Tetor 2022, 10:26

  • Share

Një 33-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi u kap duke transportuar me automjet, 4 m³ dru, të prera pa leje.

Nga kontrolli në banesën e 33-vjeçarit të identifikuar si Taip Bega, u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa.

Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike cannabis sativa, lënda drusore dhe automjeti me të cilin transportohej kjo e fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

A.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?