Arrestohet 41-vjeçari në Vlorë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim të lëndëve narkotike! Pritet të ekstradohet drejt Spanjës

5 Maj 2022, 16:22| Përditesimi: 5 Maj 2022, 16:33

  • Share

Një 41-vjeçar i identifikuar si Kastriot Dervishaj është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Arrestimi i Dervishajt, banues në lagjen "24 Maji", Vlorë u bë me qëllim ekstradimin.

Autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese spanjolle, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Spanjës.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?