Pika Kufitare e Morinës

Arrestohet 38-vjeçari në pikën kufitare të Morinës! I dënuar në Itali me 12 vite burg për trafik droge dhe grup kriminal

17 Shkurt 2023, 08:56| Përditesimi: 17 Shkurt 2023, 09:01

  • Share

Një 38-vjeçar i identifikuar si Valerjan Arra është arrestuar në Pikën Kufitare të Morinës pasi ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

38-vjeçari, banues në Shkodër ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit të Firences e ka dënuar me 12 vjet e 3 muaj burgim,  për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike", kryer në formën e grupit kriminal, të parashikuar nga legjislacioni penal i Italisë. Valerjan Arrës i kanë mbetur për të vuajtur nga ky dënim me burgim, edhe 4 vjet e 4 muaj.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet italiane, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?