Arrestohet 32-vjeçari problematik në Korçë, qëllon në ajër me pistoletë (EMRI)

14 Korrik 2020, 20:56| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 21:12

  • Share

KORCË-Pak minuta më parë në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës një 32-vjeçar  ka qëlluar në ajër me armë zjarri tip pistoletë.

Burime  bëjnë me dije se nuk ka pasur një konflikt ndërsa personi i identifikuar si Fjordi Pane  është problematik dhe një emër i njohur nga policia. Menjëherë pas sinjalit, policia ka shkuar drejt vendngjarjes ndërsa mësohet se i riu është shoqëruar në komisariatin e Korçës për veprime të mëtejshme proceduriale.

32-vjeçari i është sekuestruar edhe arma me të cilën ka qëlluar. Mbeten ende të paqarta arsyet që kanë çuar atë të qëllojë në ajër. Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

Arma e sekuestruar

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?