Lëndët narkotike, paratë dhe celularët e sekuestruar

Arrestohet 35-vjeçari në Tiranë, shiste ekstrazi, LSD, MDMA dhe kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit

1 Shtator 2022, 11:13| Përditesimi: 1 Shtator 2022, 14:22

  • Share

Një 35-vjeçar i identifikuar si D.L., është arrestuar nga policia e Tiranës pasi shiste lëndë narkotike si ekstazi, LSD, MDMA dhe kokainë që i shpërndante ato në zona të ndryshme, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.   

Gjatë operacionit policor të koduar ‘Miks’, i riu u arrestua në afërsi të Brrylit ndërsa u vu nën hetim një 27-vjeçar i identifikuar si G. D., për veprën penale "Moskallëzimi i krimit". 

Gjatë kontrollit fizik ndaj 35-vjeçarit dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike, rreth 65 tableta ekstazi, sasi lënde narkotike MDMA dhe LSD, sende që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike dhe shuma parash që dyshohet se janë përfituar nga ky aktivitet kriminal.  

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas pasi siguronte lëndët narkotike ekstazi, kokainë, LSD dhe MDMA, i shpërndante ato në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në afërsi të Bllokut, Unazës së Re dhe Ish-stacionit të Trenit.   

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?