Arrestohet 33-vjeçari në Lezhë dhe vihet nën hetim 18-vjeçari në Mirditë! Sekuestrohen 80 gramë kokainë, 3500 € dhe doza kanabisi

6 Janar, 12:07| Përditesimi: 6 Janar, 12:21

  • Share

Një 33 vjeçar është arrestuar në Lezhë nga policia pasi u kap në flagrancë me 80 gram lëndë narkotike kokainë.

Gjatë kontrollit fizik 33-vjeçarit të identifikuar me inicialet D.Rr., përpos kokainës, blutë kanë gjetur mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro.

“U arrestua në flagrancë, në qytetin e Lezhës, shtetasi D. Rr., 33 vjeç, banues në Lezhë, sepse nga kontrolli fizik iu gjetën rreth 80 gramë lëndë narkotike e dyshuar kokainë, mjet për konsumimin e lëndës, armë e ftohtë (përforcues grushti), thikë, kaçavidë, si dhe 3500 euro”,- njofton policia.

Po ashtu, një 18-vjeçar është vënë në hetim në Mirditë pasi gjatë kontrollit fizik policia i gjeti një sasi lënde narkotike cannabis sativa, të ndarë në doza.

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në Rrëshen, sepse nga kontrolli fizik që iu krye në qytetin e Rrëshenit, iu gjet një sasi lënde narkotike cannabis sativa, e ndarë në doza”,- njofton policia.

Dozat e lëndëve narkotike që dyshohet se posedoheshin nga këta shtetas, me qëllim shitjen në afërsi të shkollave, si dhe sendet e tjera që iu gjetën shtetasit D. Rr., u sekuestruan nga shërbimet e Policisë, në cilësinë e provës materiale.

Sanksionimi i këtyre dy personave u bë në kuadër të megaoperacionit "Tempulli".

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?