Foto ilustruese

3 djem dhe 1 transgjinore 22-vjeçare në një dhomë hoteli në Durrës, arrestohet edhe i kërkuari i fundit! U plagos me armë zjarri një 20-vjeçar 8 muaj më parë

14 Korrik 2022, 16:50| Përditesimi: 14 Korrik 2022, 18:16

  • Share

DURRËS- Ditën e sotme, ka rënë në pranga 33-vjeçari Tefik Shehu nga Durrësi, pasi me vendimin e datës 12.07.2022, Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, ”Moskallëzimi i krimit” dhe "Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”. 

Arrestimi i Tefik Shehut lidhet me ngjarjen e ndodhur në ambientet e dhomës së një hoteli 8 muaj më parë në Durrës ku mbeti i plagosur në dhomën e hotelit 20-vjeçari Arni Sulejmani.

Të pranishëm kanë qenë 3 djem dhe 1 vajzë, Markeljan Beqiri 26 vjeç, autori i plagosjes, Anxhela Brisku dhe Tefik Shehu. Të rinjtë, kanë qenë nën efektin e drogës dhe të alkoolit.  Rreth mesnatës së 8 gushtit të vitit 2021, Markeljan Beqiri 26-vjeç i cili ka qëlluar me pistoletë Arni Sulejmanin, 20-vjeçar, duke e plagosur në krah te pjesa e brrylit.  Mësohet se arma i prkiste Tefik Shehut.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme.

 

S.C//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Anonim: 15/07/2022 11:45

    Si nuk ka zot tju marri plehra

    Përgjigju
    • :P: 15/07/2022 16:28

      @Anonim..............Zoti nuk eshte budall, nuk i duhen te tille phehra :P

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?