Kreu 2 atentate me bomba artizanale në Itali, arrestohet 32-vjeçari shqiptar

17 Prill 2020, 16:11| Përditesimi: 17 Prill 2020, 19:58

  • Share

Një 32 vjeçar shqiptar është arrestuar në Foggia të Italisë si autor i dy rasteve kërcënuese me shpërthim. Shqiptari ka kryer dy atentate, një i regjistruar në një restorant dhe tjetri në një azil pleqsh në Foggia të Italisë. 32 –vjeçari me origjinë shqiptare është ndaluar nga policia e Barit.

Shqiptari akuzohet për dëmtim, dhe mbajtje të paligjshme të materialeve shpërthyese të tipit mafioz. Në të dyja rastet shqiptari ka vepruar i vetëm, duke përdorur një biçikletë, fakt që vërtetohet nga kamerat e sigurisë në zonë. Atentati i parë është regjistruar natën midis 11-12 nëntori të 2019 në një restorant. Shpërthimi ka qenë shumë i fuqishëm ku përveç dëmëve ne restorant ka sjellë dëme dhe në shtëpitë aty afër. Rasti i dytë është regjistruar në 16 Janar për të kërcënuar dy vëllezër. Hetimet vazhdojnë për të arritur tek personat të cilët kanë kërkuar kryerjen e atentateve.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vlore: 17/04/2020 20:49

    Ta derrmojne qelbesirene qe na nxori bojen!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?