Në pranga 31-vjeçari në Tiranë, si e mashtroi një italian nëpërmjet Call Center dhe i mori 108 mijë euro

9 Shkurt 2022, 08:40| Përditesimi: 9 Shkurt 2022, 14:32

  • Share

Ende në vend po funksionojnë skemat e mashtrimit përmes Call Center ku shumë të huaj bien pre e investimeve të rreme në kriptomonedha apo Forex. Olti Ferhataj në Tiranë u arrestua pasi mashtroi një shtetas italian nëpërmjet Call Center duke i marrë 108 mijë euro. Në procedim penal janë vënë edhe tre bashkëpunëtorë të tij. Ky grup përmes një call center të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse duke investuar në Kriptomonedha dhe Forex.

‘Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Programuesi”. Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Vihet në pranga një shtetas, për veprat penale "Mashtrimi", "Fshehja e të ardhurave", "Mospagimi i taksave dhe tatimeve" dhe "Punësimi i paligjshëm".

Procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Programuesi", si rezultat i të cilit u bë ndalimi i shtetasit: 

- O. F., 31 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi O. F., nëpërmjet një call center-i të paregjistruar në organet tatimore, u prezantohej shtetasve të huaj si agjent burse që investonte në Kriptomonedha dhe Forex. Nëpërmjet këtij mashtrimi, ky shtetas ka përvetësuar nga një klient i huaj, shumën prej 108000 euro. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.’- njofton policia.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Olti: 09/02/2022 17:28

    kan kap ndonje fakir qe nuk ka paguar gjoben...... ehuha ska shqiptar qe nuk e di si funksionon

    Përgjigju
  • Tirana: 09/02/2022 09:08

    Eshtë vete shteti në mes tyre Hajdeni shikoni tek rruga Sulejman Pasha çfarë bën një call center me bursën hajde .Turp për shtetin shqiptarë që i le dhe na prishin imazhin si Shtet.

    Përgjigju
    • adi: 09/02/2022 12:11

      ca imazhi? jemi vendi i fundit per ekonimi, per kunsum/fryme, uje ske drita ske, qeveri ske, papunesia ne shkalle maksimale. ca imazhi kemi ne sa vete jashte i thua jam shqiptar te shikojn shtremet. un kam 10 vjet ne gjermani i them jam italian sa here dal jashte (vec punes qe normale e din nga jam)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?