Foto ilustruese

Arrestohet 31-vjeçari i cili kanosi me sende të forta bashkëshorten në Fier! Pranga edhe tre të tjerëve që u kapën pa patentë

12 Shkurt 2022, 16:29| Përditesimi: 12 Shkurt 2022, 16:33

  • Share

Një 31-vjeçar me inicialet E.N., ka rënë në prangat e policisë së Fierit pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij. Ndërsa tre të tjerë kanë rënë në prangat e policisë pasi u kapën duke drejtuar motomjetet pa leje drejtimi. Më konkretisht bëhet fjalë për A.D., 45 vjeç, D.P., 49 vjeç dhe O.Zh., 34 vjeç, të tre banues në Divjakë.

Njoftimi i Policisë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin E. N., 31 vjeç, banues në Zhupan, Fier, pasi dyshohet se ka kanosur me sende të forta bashkëshorten e tij.

Specialistët e Sekorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit A. D., 45 vjeç, banues në Divjakë; D. P., 49 vjeç, banues në Divjakë; O. Zh., 34 vjeç, banues në Divjakë, pasi janë kapur duke drejtuar motomjetet e tyre të pa pajisur me leje drejtimi. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?