Një 27-vjeçar shqiptar ka rënë në pranga në Greqi pasi akuzohet për trafik droge. Ai është arrestuar në zonën e Neos Kosmos.
Mediat greke shkruajnë se në banesën e të riut shqiptar u gjetën 4 kg kanabis si edhe dy peshore elektronike.
Gjithashtu, 27-vjeçari shqiptar qëndronte në Greqi në mënyrë ilegale. Ai është dërguar në prokurorinë penale të Athinës.
Komento