Arrestohet 24-vjeçari nga Gana, donte të kalonte në Rinas me pasaportën e 'sozisë' nigeriane

9 Shkurt 2020, 16:55| Përditesimi: 9 Shkurt 2020, 17:03

  • Share

TIRANË - Një 24-vjeçar nga Gana u arrestua nga policia kufitare e Rinasit, pasi tentoi të linte Shqipërinë përmes një pasaporte false me foton e një personi mjaft të ngjashëm me të.

24-vjeçari me inicilaet E.A, lindur dhe banues në Ganë tentoi të kalonte nëpërmjet Rinasit me një pasaportë me ngjashmëri, por u bllokua nga kontrollorët e Policisë Kufitare, "bazuar edhe në informacionet që dispononin Policia Kufitare dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Policinë e Tiranës".

Nga hetimet e kryera rezultoi se 24-vjeçari pasi ka siguruar paraprakisht kundrejt shpërblimit monetar pasaportën e një nigeriani me inicialet O. O., duke përfituar nga ngjashmëria fizike me të ka tentuar të udhëtojë nga aeroporti i Rinasit në drejtim të vendeve të BE-së me pasaportën e nigerianit, ky i fundit i shpallur në kërkim nga policia.

"Falë koordinimit të veprimeve dhe shkëmbimit të informacionit mes Policisë Kufitare të Rinasit dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “SIMILARITY”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i E. A., 24 vjeç, lindur dhe banues në Gane", njofton policia.                                    

Po nga hetimet e kryera - Policia e Shtetit thotë se - dyshohet që ka edhe bashkëpuntorë të tjerë në organizimin dhe gjetjen e personave me ngjashmëri për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, "për të cilët po punohet për identifikimin dhe kapjen e tyre"

I arrestuari do të hetohet për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”, dhe “Falsifikimit të letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”

G.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?