Arrestohet 24-vjeçari në Tiranë, ju gjet një armë zjarri me fishekë

23 Shkurt 2022, 08:41| Përditesimi: 23 Shkurt 2022, 09:58

  • Share

Një 24 vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me armë zjarri. Në rrugën "Siri Kodra", është ushtruar kontroll në automjetin me drejtues shtetasin Enea Canameti, 24 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi, shërbimet e Forcës së Posaçme "Shqiponja" i gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri me fishekë luftarak.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Enea Canameti për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?