Maskat, eurot dhe kokaina e sekuestruar

Arrestohet 18 vjeçari shqiptar që shiste kokainë në Itali, i gjenden tre maskat që përdorte për grabitjen e shtëpive

13 Dhjetor 2022, 22:30| Përditesimi: 13 Dhjetor 2022, 22:32

  • Share

Një 18 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia. I riu ndodhej prej disa ditësh në Itali ku u arrestua për shpërndajen e drogës. Oficerët e policisë, e kontrolluan teksa ndodhej brenda një makine me të cilën po udhëtonte në një zonë ku së fundmi ishin raportuar disa vjedhje të shtëpive.

Sapo pa se po ndiqej nga karabinierët, 18 vjeçari shqiptar u përpoq menjëherë të fshihte diçka. Pas kontrollit që u bë nga ana e oficerëve, në automjetin e të riut u gjetën 6 doza kokaine, 1600 euro të cilat me shumë mundësi kishin ardhur nga shitja e drogës.

Ajo çfarë ra në sy pas arrestimit të shqiptarit, ishin tre maska karnavalesh të cilat i mbante në makinë. Dyshohet se maskat janë përdorur për të kryer grabitje në shtëpitë ku po qarkullonte me makinë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?