Pamje nga protestusit në Londër

Arrestohen protestuesit në Rusi, pikturuan rrugën jashtë ambasadës me ngjyrën e flamurit ukrainas(Foto)

23 Shkurt 2023, 13:58| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 14:00

  • Share

Katër protestues janë arrestuar pasi pikturuan një flamur gjigant 500 m2 të Ukrainës në rrugën jashtë ambasadës ruse në Londër.

Organizuar nga grupi i fushatës Led By Donkeys, protestuesit përdorën ngjyrat simbolike mbi asfalt duke përdorur karroca dore. Shoferët dhe çiklistët u përpoqën të shmangnin bojën, pasi një protestues mbajti një tabelë ku u thoshte "ngisni ngadalë".

“Nesër është përvjetori i parë i pushtimit imperialist të Putinit në Ukrainë. Ndryshe nga sa pretendojnë diktatori rus dhe apologjetët e tij, Ukraina është një shtet i pavarur dhe një popull me çdo të drejtë për vetëvendosje. Ekzistenca e një flamuri masiv ukrainas jashtë ambasadës ruse në Londër do të shërbejë për t'i kujtuar atij këtë”, tha grupi në një deklaratë. “

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim


F.D/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?