Vodhën rreth 6 milionë lekë nga pensionet dhe falsifikuan pagesat! Arrestohen për shpërdorim detyre kreu i postës së Dibrës dhe shefi i marketingut, në kërkim postieri (VIDEO)

22 Korrik 2022, 10:12| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 11:03

  • Share

Kreu i postës së Dibrës, Ilir Vraniçi dhe shefi i marketingut, Xhevdet Doda janë arrestuar nga policia pasi me veprimet dhe mosveprimet e tyre, i kanë shkaktuar degës postare një dëm ekonomik në vlera të konsiderueshme monetare.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e ish postierit të identifikuar si Gazmir Hasi, 33 vjeç. Ai akuzohet për veprat penale  “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, pasi dyshohet se ka vjedhur 6 milionë lekë nga masat e pensionit dhe të ndihmës ekonomike, si dhe ka falsifikuar mandat-pagesat duke firmosur në emër të përfituesve.

Në kuadër të operacionit 'Delivery' u bë ndalimi dhe ekzekutimi i masave të sigurisë "Arrest në burg", për shtetasit: 

Ilir Vraniçi, 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i degës postare Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës";

Xhevdet Doda, 64 vjeç, banues në Peshkopi, me detyrë kryetar i Zyrës së Shërbimeve dhe Marketingut në degën e Postës Shqiptare në Dibër, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës” - njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Në përditësim...

Ora 10:55
Vodhi 6 milionë lekë nga pensionet, firmoste sikur i merrnin të moshuarit në Dibër! Kush është postieri i shpallur në kërkim (Emri)

1658480290_Screenshot1.jpg

Report Tv ka siguruar detaje të reja nga operacioni në Dibër, ku është shpallur në kërkim postieri Gazmir Hasi, i cili vodhi 6 milion lekë nga paratë e pensioneve dhe firmoste sikur i merrnin pensionistët. Ai u shpall një kërkim pas denoncimit të disa pensionistëve në polici.

Ndërkohë u vu në pranga kreu i postës dhe shefi i marketingut për shpërdorim detyre.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?