Arrestohen furnizuesit e kokainës në Tiranë, reagon Balla: Shkoni tek “kokat” e grupeve kriminale sa më shpejt

31 Gusht 2023, 11:13| Përditesimi: 31 Gusht 2023, 11:15

  • Share

1693468624_kokaine.jpg

Ministri i Brendshëm Taulant Balla i ka kërkuar Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera, të intensifikojnë goditjet kundër grupeve kriminale që shpërndajnë lëndë narkotike.

Duke përshëndetur dy operacionet e fundit një në Tiranë dhe një në Saranë Balla tha se pret edhe më shumë rezultate.

“Policia e Shtetit po godet rrjetet e shpërndarësve të lëndëve narkotike duke shënuar rezultate konkrete, siç janë aksionet e fundit në Tiranë dhe Sarandë. Ndërsa pres më shumë rezultate në ditët e ardhshme, ripërsëris domosdoshmërinë që të shkohet tek “kokat” e këtyre grupeve kriminale sa më shpejt”, nënvizon ministri. 

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor, nesër Balla dhe Ministrja e Arsimit Kushi do të prezantojnë një plan të detajuar për rritjen e sigurisë në shkolla. Në këtë kuadër ministri Brendshëm fton qytetarët të angazhohen për të ndihmuar në shkatërrimin e këtyre rrjeteve.  

“Publiku dhe çdo familje shqiptare presin që Policia e Shtetit të marrë më shumë përgjegjësi ndaj çdo të riu e të reje, madje dhe adoleshentë, të cilët nuk i dinë sot sa duhet rreziqet e mëdha për shëndetin dhe familjet e tyre, ndërsa bien në grackën e narkotikëve. Prandaj Policia e Shtetit duhet ta vendosë shkatërrimin e rrjeteve të shpërndarësve të lëndëve narkotike në një prioritet kryesor”, shkruan Balla.


Lajmi kryesor:

Furnizonin Tiranën me kokainë, 3 në pranga! Sekuestrohet pakoja me 'tre yje'! Emrat, roli dhe zonat ku shpërndahej droga (VIDEO+ EMRAT)


S.G/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?