Klajdi Miraka, Klajdi Shehu

Arrestohen dy shqiptarë në Britani, u kapën brenda ‘shtëpisë së barit' me 600 rrënjë kanabis

14 Nëntor 2023, 22:53| Përditesimi: 14 Nëntor 2023, 23:45

  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar në Mbretërinë e Bashkuar pasi u kapën në flagrancë nga policia britanike në një “shtëpi bari” në Alnwick , Northumberland.

Dy shqiptarët e arrestuar janë Klajdi Shehun, 23 vjeç dhe Klajdi Miraka, 33 vjeç.

Gjatë kontrollevenë godinë policia zbuloi disa dhoma ku ishin kultivuara rrënjë kanabisi. Sipas raportimeve, hyrja për tek dhomat me kanabis ishte bllokuar me një frigorifer.

Matthew Hopkins, pjesëmarrës në aksionin policor, i tha Gjykatës së Newcastle Crown se “ Klajdi Sehu po lëvizte frigoriferin larg murit. Pas frigoriferit ishte një hyrje sekrete për tek “dhomat e barit”.

“Kur policia kontrolloi atje, gjeti jo pak se 600 bimë kanabis,” shtoi ai.

Kur u intervistua nga policia, Shehu mohoi përfshirjen në prodhimin e kanabisit dhe tha se thjeshtë kishte fjetur atje.

Ndër të tjera, policia britanik gjeti dhe arrestoi shqiptarin 33-vjeçar teksa ishte i fshehur në papafingo.

Të dy burrat, pa adresë fikse, të cilët nuk kanë dënime të mëparshme në këtë vend, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit dhe secili u burgos për gjashtë muaj nga gjykatësi Stephen Earl.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?