Foto ilustruese

Arrestohen dy persona në Vlorë, një për falsifikim monedhash dhe një tjetër duke udhëtuar pa patentë e me kanabis

31 Korrik 2020, 12:08| Përditesimi: 31 Korrik 2020, 12:14

  • Share

VLORË-  Arrestohen dy persona ditën e sotme në Vlorë, ku një 34- vjeçar për falsifikim monedhash dhe një tjetër duke drejtuar mjetin pa  patentë e me lëndë narkotike me vete.

Personi me iniciale M. Ç., banues në Vlorë u kap pasi ditën e djeshme ka shkuar në një pikë karburanti në fshatin Sherishtë të Vlorës dhe ka mbushur automjetin "Ford Focus" me disa litra naftë, duke i dhënë punonjësit të pikës një kartëmonedhe me prerje 50 euro, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.

Kurse personi N. L., 24 vjeç, banues në Elbasan u kap në aksin rrugor të lagjes "Ujë i Ftohtë" Vlorë duke drejtuar automjetin pa patentë si dhe nga kontrolli i ushtruar, shërbimet i gjetën një sasi të vogël lëndë narkotike, e dyshuar e llojit canabis sativa.

Sipas policisë, materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?