EMRAT/ Arrestohen babë e bir në Malësi të Madhe, u gjendet 26.4 kg kanabis pranë banesës

12 Janar, 10:09| Përditesimi: 12 Janar, 10:20

  • Share

Paulin (63 vjeç) dhe Alfred Dekaj (35 vjeç), babë e bir janë arrestuar në Malësi të Madhe pasi pranë banesës së tyre u është gjetur kanabis me qëllim shitjen.

Policia thotë se nga kontrollet në ambientet përreth banesës së të arrestuarve në fshatin Vukpalaj, u gjetën rreth 26.4 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, gati për t’u shitur.

Sasia e lëndës narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me një pajisje presimi, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhim, të cilat u gjetën gjithashtu në këto ambiente.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?