Foto ilustruese

Arrestohen 4 të rinj nga Kosova në Korçë, u kapën me 3 makina luksoze duke transportuar emigrantë të paligjshëm

16 Prill 2023, 09:28| Përditesimi: 16 Prill 2023, 09:33

  • Share

Katër të rinj nga Kosova janë arrestuar nga policia në Korçë pasi po transportonin 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës.

Ata janë identifikuar si: Arsim Pllana, 27 vjeç; Elena Sedreni, 22 vjeçe; Urim Krasniqi, 27 vjeç; Arianit Selimi, 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ata u kapën në aksin rrugor "Maliq-Gramsh", pranë vendit të quajtur "Tyrbja e Gocës", Maliq, ku po lëviznin me tre automjete tip "Volkswagen", "Audi Q7" dhe "Audi A8".

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do të transportonin kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin drejt Kosovës dhe më pas drejt vendeve të BE-së, 5 emigrantë të paligjshëm.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjetet, 4 aparate celulare, shuma monetare të valutave të ndryshme.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në të. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?