Foto ilustruese

Arrestohen 4 të rinj në Fier, kundërshtuan Policinë teksa po kryente kontrolle në një lokal

29 Qershor 2022, 09:13| Përditesimi: 29 Qershor 2022, 09:17

  • Share

FIER-  Në një lokal në lagjen “Ramiz Aranitasi”, teksa Policia po kryente kontrolle për paligjshmëri, 4 të rinj që ishin klientë në atë lokal kanë kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë kryerjes së detyrës.

Si pasojë, janë arrestuar Julian Tafa, Enerik Metaj, Albano Metaj dhe Elsi Kapaj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

"Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", shtetasit J. T., 20 vjeç, E. M., 23 vjeç, A. M., 22 vjeç dhe E. K., 20 vjeç, banues në Fier, pasi në një lokal në bulevardin “Ramiz Aranitasi”, 4 të rinjtë, të cilët ishin klientë në lokal, kanë kundërshtuar punonjësit e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, të cilët kanë qenë duke ushtruar kontroll për paligjshmëri, në këtë subjekt.", njofton Policia.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?