Policia Rrugore, kontrolle në Vlorë

Arrestohen 4 shoferë dhe pezullohen 10 patenta gjatë një javë në Vlorë e Sarandë! Kontrolle në të gjitha akset rrugore

25 Nëntor 2022, 15:27| Përditesimi: 25 Nëntor 2022, 15:36

  • Share

4 shoferë janë arrestuar, ndërsa 10 të tjerëve i janë pezulluar patenta pasi gjatë kontrolleve në akset rrugore në Vlorë e Sarandë ka rezultuar se ata kanë kryer shkelje ligjore.  

4 drejtuesit kanë rënë në pranga për veprat penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". 10 leje drejtimi janë pezulluar për tejkalim të normave të shpejtësisë.

Kontrollet  vijojnë në çdo aks rrugor, ndërkohë Policia Rrugore e Vlorës apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit.

S.C/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Niku: 25/11/2022 15:52

    Nuk rregullohet qarkullimi rrugor me polic te korruptuar dhe gjoba duhet te dicitalizohen rruget ashtu si funksionon ne europe.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?