EMRAT/ Lejuan ndërtime pa leje në Ksamil, arrestohen 4 ish-punonjës të IMT në Sarandë

16 Tetor 2023, 21:16| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 21:41

  • Share

SARANDË- Katër ish-punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Sarandë (IMT) janë arrestuar në kuadër të një operacioni që është duke zhvilluar në orët e kësaj pasditeje në këtë qytet.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se janë arrestuar Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai, dhe Erton Zekaj të cilët dyshohet se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtimet pa leje në Ksamil.

Policia po kryen veç arresteve, edhe kontrollin e banesave të zyrtarëve. Nuk dihet ende se kush i ka lëshuar urdhrat e arresteve SPAK apo Prokuroria Sarandë.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?