Foto ilustruese

Arrestohen 3 persona në Pogradec, ushtronin veprimtarinë e prostitucionit në një lokal (Emrat)

19 Prill 2023, 13:49| Përditesimi: 19 Prill 2023, 13:51

  • Share

Pogradec – Tre persona janë arrestuar pasi u kapën duke ushtruar veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit.  Në pranga ka rënë  Ardiana Cake, 48 vjeçe, banuese në fshatin Rëmenj,  Dhoksa Dhimitri, banuese në Pogradec dhe E. Z., 35 vjeç, banues në fshatin Alarup, Pogradec.

Në lokalin në pronësi Dhimitrit, Cake dhe 35-vjeçari u kapën duke ushtruar këtë veprimtari të kundërligjshme. Rasti u zbulua pas 2 muajsh hetime.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prostitucioni", "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion".

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?