Pamje nga vendi i ngjarjes

Morën peng kushëririn e mitur se u kishte marrë 6 mln lekë, në pranga vëllezërit në Berat! 15-vjeçari dyshohet si autor i disa vjedhjeve

12 Tetor 2022, 11:48| Përditesimi: 12 Tetor 2022, 15:22

  • Share

Një 15-vjeçar është marrë peng nga 2 vëllezër në Dimal pas dyshonin se u kishte vjedhur një shumë parash në banesë.

Vëllezërit e identifikuar si Fatjon Hoxha 33 vjeç dhe Klodian Hoxha, 30 vjeç, banues në Drenovicë, Dimal janë arrestuar nga policia.

Ata me vetëgjyqësi morën me forcë në automjet, 15 vjeçarin sepse dyshonin se kishte hyrë për të vjedhur para ne banesën e tyre më 10 tetor. 

Dy vëllezërit Hoxha ishin në të njëjtin fis me të miturin dhe e morën peng për disa orë në mënyrë që ta trembnin që të tregonte të vërtetën. I mituri po hetohet në gjendje të lirë për veprën penale “Vjedhja”.

Dëshmitë e fqinjëve kanë pohuar se 15-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në fshatin Drenovic të Beratit. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Ora 14:58
Morën peng kushërinin se dyshonin se u kishte marrë para, Report Tv mëson detaje të reja! I mituri dyshohej si autor i disa vjedhjeve

 

Report Tv ka zbardhur detaje të reja nga dy vëllezërit Fatjon dhe Klodian Hoxha në Berat të cilët morën peng kushëririn e tyre të mitur 15-vjeçar pasi e dyshonin si hajdut të një shifre prej 6 milionë lekësh në banesën e tyre.

Dy vëllezërit Hoxha ishin në të njëjtin fis me të miturin dhe e morën peng për disa orë në mënyrë që ta trembnin që të tregonte të vërtetën.

Dëshmitë e fqinjëve kanë pohuar se 15-vjeçari ishte autor i disa vjedhjeve në fshatin Drenovic të Beratit. Aktualisht i mituri ndodhet në banesën e tij ndërsa prindërit e këtij të fundit bënë pengmarrjet në Policinë e Beratit.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A do e bëjë më efikase luftën ndaj korrupsionit Komisioni i Posaçëm?