Aurel Hoxha, njëri prej të arrestuarve

Arrestohen 2 shqiptarët në Britani, u kapën në fermën e kanabisit

26 Korrik 2022, 20:16| Përditesimi: 26 Korrik 2022, 20:28

  • Share

Dy shqiptarë, të cilët shkuan në Britaninë e Madhe të fshehur në një kamion janë dënuar për kultivimin e bimëve të kanabisit pasi u kapën në një fermë, në të cilën u gjetën 57 rrënjë.

Mediat britanike raportojnë se shqiptarët e arrestuar janë Aurel Hoxha, 31 vjeç dhe Kledvin Palushi, 22 vjeç, të cilët u gjetën në një zonë të Bradfordit, pasi policia filloi kontrollet pas raportimit për praninë e një fermë kanabisi në vend, dhe kur arritën gjetën dy shqiptarët dhe 57 bimët e kanabisit të kultuivuara.

Policia ia sekuestroi celularët, ku ai i Aurel Hoxhës nuk kishte kod pin, kështu që oficerët e policisë mundën të hynin në përmbajtjen e tij. Ata gjetën video që tregonin bimë të ndryshme kanabisi, prova që zbuluan se Hoxha ishte i përfshirë në kultivimet e ngjashme në fermat e kanabisit në vende të tjera, në të gjithë veriun e Anglisë, sipas asaj që tha në Gjykatë Danielle Gilmour, prokurorja e çështjes.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?