Pistolete dhe kanabisi qe iu gjeten shqiptareve

Me 60 kg kanabis dhe 1 pistoletë me vete, kapen 2 shqiptarë në Janinë! U aksidentuan teksa po udhëtonin me motoçikletë, si tentuan t'i ikin policisë greke

18 Dhjetor 2020, 08:52| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 09:03

  • Share

Dy shqiptare janë ndaluar në afërsi të Meçovës në Janinë me 60 kg kanabis.

Bëhet fjalë për Dritan.S 30 vjeç dhe Foti M. 28 vjeç, të cilët teksa po udhëtonin me një motoçikletë pësuan aksident.

Policët grekë i pikasën në kryqezimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi më parë kishin marrë përmes kufirit te gjelber Greqi-Shqipëri 60 kg kanabis.

Më pas policia i ndoqi shqiptarët por ata u ndihmuan nga një tjetër bashkëpuntor që ishte para tyre me një autoveture. Në momentin e ndalimit shqiptarëve iu gjetën 60 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Më pas u ndalua në Janinë dhe bashkëpuntori i tyre. Deri më tani këto janë detajet që bëhen me dije në lidhje me këtë ngjarje.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?