Foto ilustruese

Arrestohen 2 shqiptarë në Greqi, u kapën me kallashnikov në makinë! Dyshohet se do kryenin atentat

14 Shtator 2022, 18:10| Përditesimi: 14 Shtator 2022, 18:12

  • Share

Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke pasi u kapën me armë në makinë në Palataki, Haidari të Athinës. Efektivët vunë re që po bënin lëvizje të dyshimta dhe i ndaluan për kontroll.

Fillimisht iu gjetën një thikë dhe bileta nga Igumenica. Pas kontrolleve në automjet, u zbuluan 2 kallashnikov dhe 2 karikatorë me 90 fishekë. Ndërkohë po vijojnë hetimet përse ishin të armatosur dhe janë bazuar tek ndonjë atentat i mundshëm që do të kryenin.

Njëri prej shqiptarëve të arrestuar ishte liruar nga burgu në qershorin e këtij viti.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?